Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale "përgatitje e veprave terroriste".
Në njoftimin policor thuhet se ai kërkohej për rastin e datës 9 nëntor 2016, derisa u dorëzua të hënën në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
"Prishtinë 09.11.2016. Në lidhje me rastin, më 16.09.2024 është vetë-dorëzuar në polici i dyshuari mashkull kosovar, ndaj të cilit ishte lëshuar urdhër arrest nga gjykata. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftimin e plotë.
Artikuj të ngjashëm
-
Vetëdorëzohet një person që dyshohet për pjesëmarrje në grup terrorist
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Arrestohet në Kosovë një i kërkuar nga Gjermania për tentativë vrasjeje
-
Arrestohet në Prishtinë i kërkuari nga Gjermania për vrasje në tentativë
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vrasjen në Pejë