Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja raporton se pasi erdhën nga Gjermania burri e rrahu dhe ia mori dokumentet

Rrahje

Një grua ka raportuar për dhunë në familje të mërkurën.

Ajo i ka thënë Policisë së Kosovës se pas mosmarrëveshjeve që kishte me bashkëshortin në Gjermani, ai e ka rrahur kur kishin ardhur në Kosovë.

Rasti u raportua në pikën kufitare në Merdar.

Gruaja ka thënë se burri ia ka marrë dokumentet personale.

“Me datë 24.08.2022 viktima femër kosovar ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Nuk raportohet për të arrestuar dhe rasti është në procedurë hetimore.