Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja raporton në Polici se burri ia ka marrë dokumentet dhe ka shkuar në Gjermani

Një grua është ankuar në Stacionin policor të Obiliqit se bashkëshorti i saj ia ka marrë dokumentet dhe është larguar në Gjermani.

Ajo ka thënë se kishte pasur mosmarrëveshje me burrin, që kishte çuar në veprimin e tij të mëpasmë.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin –të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti i ka marrë çantën me dokumente personale dhe vize gjermane dhe është larguar me veturë në drejtim të Gjermanisë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin ditor të PK-së.