Kronikë

Gruaja me shtetësi daneze rrah burrin në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që thuhet se ka ndodhur të hënën në në Prishtinë.

Policisë një grua me shtetësi të Danimarkës ka rrahur bashkëshortin e saj kosovar.

“Pas një mosmarrëveshje verbale e dyshuara femër me shtetësi të Danimarkës e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.