Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gruaja ia kërkon bashkëshortit 10 mijë euro për t’ia kthyer vajzat

Policia ndalon kosovaren që u kthye nga Austria për shkak të dokumenteve false

Një shtetas kosovar nga Obiliqi e ka njoftuar Policinë se bashkëshortja e tij, shtetase e Shqipërisë, i ka marrë dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri, derisa për t’ia kthyer ato, ka kërkuar nga ai 10.000 euro.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rasti.

“Ankuesi, kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara shtetase e Shqipërisë, i ka marr dy vajzat e tyre dhe është larguar në Shqipëri dhe për t’i sjellë fëmijët në Kosovë, nga viktima i ka kërkuar 10.000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.