Një person në Prishtinë ka raportuar në Polici se dy shtetas të Shqipërisë më 4 janar te shtëpia e tij i kanë kërkuar që brenda një afati njëjavor të ju dërgojë 40 mijë euro.
Ai rastin e ka raportuar në Polici të enjten dhe rasti është duke u hetuar nën dyshimin për veprën penale “detyrim”.
“Më 08.01.2026 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, dy persona të dyshuar shtetas të Shqipërisë me datën e cekur kanë shkuar tek shtëpia e tij dhe i kanë kërkuar që brenda një afati kohor (deri me 11.01.2026) t’i dërgoj 40.000 € para të gatshme në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një shtetas kinez raporton se iu grabitën 20 euro në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar
-
Arrestohen dy persona, ia morën dikujt 130,000 € duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë për shërim
-
Dy të arrestuar në Prishtinë për 40 mijë euro të falsifikuara
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde që përfitoi 12 mijë euro nga borxhi 100 euro