Një burrë në Viti ka raportuar të shtunën në Polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia më 20 gusht.
Ai ka thënë se dyshon se vajza i është rrëmbyer nga një person dhe është dërguar në Shqipëri.
Burri ka thënë se nuk e kishte raportuar rastin fillimisht, pasi kishte menduar se vajza ka shkuar në Shqipëri me vullnetin e saj.
“Viti, 20.08.2023-03:00. Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.