Një grua është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fëmijët me sëpatë dhe ka demoluar parkun ku ka ndodhur ngjarja.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30.
Nuk është raportuar për persona të lënduar nga rasti.
Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka ndaluar të dyshuarën dhe nga e cila ëqshtë sekuestruar një sëpatë.
Sipas policisë, pas inicimit të rastit dhe me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për sulm seksual
-
Dyshohet për sulm seksual dhe dëmtim të pasurisë së një gruaje në Prishtinë
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Arrestohet një person që dyshohet se sulmoi me sëpatë dikë
-
Një grua dyshohet se u sulmua me sëpatë në Gadime të Lipjanit, arrestohet i dyshuari