Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, duke i propozuar Gjykatës që të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligji.
Më katër shtator, L.M, ka kryer veprën vrasje e rëndë ndaj B.Q ndërsa A.B dhe E.B. kanë marrë pjesë në rrahjen e cila ka rezultuar me vdekjen e B.Q. Të dyshuarit thuhet se e kanë goditur viktimën në pjesë të ndryshme të trupit. Ndërsa, R.J, ka kërcënuar A.L duke kryer veprën kanosje në po të njëjtën datë, derisa M.A. ka ndihmuar të lartcekurit në shmangie të zbulimit dhe arrestimit nga ana e organeve të ndjekjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Aktakuzë ndaj personit që e theri një të mitur në Ferizaj
-
Prokuroria ngre aktakuzë për vrasje të rëndë në malet e Pleshinës në Ferizaj
-
Dorëzohen tre të dyshuar që rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj