Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka ngritur aktakuzë E.S. pasi pati tentuar ta vriste një person në Ferizaj.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 24 tetor rreth orës 19:55, te Stacioni i autobusëve në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje të mëhershme me dashje ka tentuar që ta vrasë një të mitur.
Prokuroria ka njoftuar tutje se fillimisht i pandehuri e kishte ofenduar me fjalë banale viktimën, e më pas e godet dy herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, e më pas i është nënshtruar trajtimit në QKUK - Klinika e Kirurgjisë Torokale.
“Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurin e lartëcekur ta shpall fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet dhe të njëjtit t’i shqiptoj sanksion penal sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
-
Arrestohet një i mitur në Ferizaj për tentim vrasje
-
I mituri në Ferizaj në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë nga tre të panjohur
-
I mituri dyshohet se theri një person, arrestohet
-
Paraburgim për të miturin që theri dy persona dhe një polic në Ferizaj
-
Tentim vrasja në Ferizaj: 16-vjeçari sulmoi me thikë qytetarë e policë e më pas i hodhi benzinë vetes