Tre të dyshuar janë dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt pasi dyshohen se kanë rrahur me mjete të forta një person më 8 mars.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Kruja”, ku tre prej katër të dyshuarve, S.A., 54-vjeçar, A.A-50-vjeçar dhe M.A. 28-vjeçar, janë dorëzuar pasi e kishin sulmuar me mjete të forta personin B.V., duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, e rasti po hetohet si “lëndim i rëndë trupor”.
Artikuj të ngjashëm
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Përleshje pas sulmit ndaj një gruaje në Ferizaj, një i dyshuar në mbajtje
-
Rrahën dhe e sulmuan me thikë sigurimin e një kafeneje në Ferizaj, arrestohen dy persona
-
Dy të arrestuar për therje në Ferizaj
-
Rrahje mes disa personave në Ferizaj, sulmohet edhe një zyrtar policor