Dy persona janë arrestuar në Ferizaj mbrëmjen e 25 korrikut për sulm dhe lëndim të rëndë trupor.
Ata dyshohet se bashkë me dy të tjerë kanë sulmuar me mjete të forta dhe thikë burrin që punonte si sigurim në një kafene.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda për çka është dërguar në QKUK nga Emergjenca e Ferizajt.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se së bashku me dy të dyshuar tjerë që gjenden në arrati e kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe mjet të mprehtë - thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka qenë duke punuar në një kafiteri si sigurim fizik. Si pasojë e sulmit viktima fillimisht ka marr ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente Ferizaj, pastaj për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Theret me thikë një person në Ferizaj, dy të arrestuar
-
Dorëzohen tre të dyshuar që rrahën me mjete të forta një person në Ferizaj
-
Dy të arrestuar për therje në Ferizaj
-
Katër persona theren me thikë në disa rrugë të Ferizajt, arrestohet një 59-vjeçar
-
Arrestohen tre të rinj në Ferizaj, rrahën dy persona