Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje në restorant, punëtori raporton se iu vodh ushqimi, pazari ditor dhe telefonat

pk

Punëtori i një restoranti në Gushavc të Mitrovicës ka raportuar në polici se është grabitur.

Ai ka thënë se dy persona të maskuar i kanë vjedhur ushqimin, pazarin ditor dhe telefonat.

“Viktima mashkull kosovar, punëtor i një restauronit, ka raportuar se derisa ka qenë duke i kryer disa porosi ushqimi, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur ushqimin, pazarin ditore në vlerë 120€ dhe dy telefona. Rasti është duke u hetuar”, njoftoi PK-ja në raportin ditor.