Një person që veçse ishte i arrestuar dhe ishte në stacion policor për dy vjedhje dhe e kishte pranuar kryerjen e veprave, ka dalë të ketë kryer edhe një tjetër, bazuar në kamerat e sigurisë të një lokali në veri të Mitrovicës.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, më 5 maj një qytetar ka raportuar për një vjedhje që i kishte ndodhur në lokalin e tij më 3 maj. Sipas ankuesit, atij i ishte dëmtuar dera e lokalit dhe i ishte vjedhur një portofol i zbrazët në vlerë 8 euro, një telefon, 17 euro, dhe dy pije alkoolike. Pas pamjeve të kamerave të sigurisë, ishte konstatuar se vjedhja ishte kryer nga një person që tashmë ishte arrestuar për dy raste të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari M.M., 31 vjeç, ishte arrestuar më datë 04.05.2025 në vendin e tij të punës në fshatin Zabergj, Mitrovicë Jug dhe kishte pranuar kryerjen e këtyre veprave penale gjatë intervistimit në prani të avokatit të tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për rastin e tretë, pas konsultimit me Prokurorinë e Shtetit, është iniciuar rasti penal “vjedhje e rëndë”, dhe i dyshuari u ndalua për 48 orë.