Një grabitje e armatosur dyshohet se ka ndodhur në banesën e një kolumbianeje të hënën mbrëma në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se është raportuar për grabitjen e 10 mijë eurove para të gatshme.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Halil Alidemaj” të kryeqytetit pas orës 20:00.
“Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Tri kolumbiane raportojnë se u grabitën nga 6 persona në Prishtinë
-
Prishtinë, nën kërcënim të thikës një personi iu grabitën 600 euro
-
Një grua grabitet në mes të ditës në Prishtinë
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë