Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në një pikë të karburanteve në Prishtinë

Para në vlerë prej 300 eurosh dhe 10 pako cigare raportohet të jenë grabitur në orët e para të së premtes në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës të shtunën, thuhet se dy burra, nën kërcënim të thikës i kanë grabitur paratë dhe pakot me cigare nga dy punëtorët e pompës së derivateve.

“Dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 (treqind) € dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.