Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të shtunën se 300 euro janë vjedhur nga një grabitje e armatosur që ka ndodhur në orët e para të së premtes në Prishtinë.

Sipas njoftimit, grabitja është kryer nga tre persona të panjohur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, tre persona të pa njohur nën kërcënimin e armës së zjarrit i kanë grabitur rreth 300 (tre qind) € para të gatshme. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.