Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh

derivate

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Punëtorët kanë thënë se tre persona të maskuar janë futur me armë dhe kanë grabitur 770 euro.

“Ankuesit kanë njoftuar policinë se derisa ishin në vendin e punës në një pompë derivatesh, aty kanë hyrë tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së shkurtë kanë grabitur 770 euro. Të dyshuarit pas kryerjes së veprës janë larguar me një veturë. Rasti në hetime”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Artikuj të ngjashëm