Një argjendari është grabitur në kryeqytet, përkatësisht në rrugën “Agim Ramadani”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se rasti është cilësuar si “vjedhje e rëndë”.
“Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rast ‘Vjedhje e rëndë’, që ka ndodhur në një lokal, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Zyrtarët nga Njësiti i hetimeve të Përgjithshme-Prishtinë, në koordinim të plotë me prokurorinë janë duke punuar për zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.
Në vendin e ngjarjes është Policia e Kosovës dhe Forenzika.
Edhe
Arrestohet një 19-vjeçar për tentim grabitje në Gjilan, i sekuestrohet arma



Artikuj të ngjashëm
-
Dy të huajve në Prishtinë u grabiten të holla nën kërcënimin e armës dhe thikës
-
Lëndohet një person gjatë një grabitjeje në Prishtinë
-
Një shtetas kinez raporton se iu grabitën 20 euro në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuar
-
Ndalohet i dyshuari për vjedhjen e 9 kilogramëve ari, në banesë iu gjet një diamant