Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Goditi motoçikletën me veturë, arrestohet i dyshuari për tentim vrasje në Klinë

arrestim

Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar në Klinë nën dyshimin për tentim vrasje.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të dielën, ku i dyshuari me veturën e tij me targa lokale ka sulmuar duke e goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e rastit, dy personat që ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore.