Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një burrë në Klinë pasi deshi ta vrasë një grua dhe sulmoi fizikisht një tjetër

Policia e Kosoves

Një rast i regjistruar si vrasje në tentativë është regjistruar në Klinë të dielën.

Sipas njoftimit të Policisë, një burrë është arrestuar pasi ka dashur ta vrasë një grua, dhe ka sulmuar fizikisht një grua tjetër.

Viktimat, njoftohen se janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në repartin e psikiatrisë nën mbikëqyrjen e njësive policore.

“Vrasje e rëndë në tentativë: Klinë / 06.09.2026 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër, si dhe kishte sulmuar fizikisht viktimën e dytë femër. Lidhur me rastin viktimat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është arrestuar dhe është dërguar në repartin e psikiatrisë nën mbikëqyrje e njësive policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Një person me probleme mendore vret motrën e tij në Klinë, e lëndon rëndë nënën

1 muaj më parë / 7 sht 2026 15:24
Shiriti i policise

Foto: Ilustrim

Një grua nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra nga djegia që i ka shkaktuar vëllai me probleme mendore në fshatin Poterq të Klinës të dielën. 

Ai dyshohet se fillimisht i ka vënë flakën krevatit në të cilin qëndronte motra e tij, e më pas në dhomën tjetër ka sulmuar me mjet të fortë nënën, ka raportuar Policia. 

Viktimat janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim, por që motra e tij ka vdekur një ditë më pas. 

“Sot me datё 07.07.2026, Policia ёshtё njoftuar se vajza e cila kishte lëndime nga zjarri, nuk ka mundur tu mbijetoj plagёve dhe ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raport.

I dyshuari fillimisht është ndaluar për 48-orë, por për shkak të gjendjes së rëndë psikike, ai është dërguar në Spitalin Rajonal nё Pejё, nё repartin e psikiatrisë nё përkujdesje tё personelit mjekёsor, nёn mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë.