Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjuajti me kallash natën e Vitit të Ri, arrestohet

Policia e Kosovës - arrestim

Foto: Ilustrim

Policia e ka identifikuar një person i cili në natën e Vitit të Ri kishte gjuajtur me armë në Gjakovë.

I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një kallash.

“Më 05.01.2024 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti natën e vitit të ri kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari janë konfiskuar një AK-47, dy karikatorë, 4 fishekë të kalibrit 7.62 mm. dhe tre gëzhoja”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.