Tre persona janë arrestuar për trafikim me njerëz, dhunim dhe armëmbajtje pa leje.
Policia e Kosovës ka identifikuar një vajzë të mitur e cila ishte raportuar e zhdukur dhe fillimisht ka arrestuar një të dyshuar në Prishtinë.
Më pas, Policia në Vushtrri ka arrestuar edhe dy të tjerë dhe të tre i ka dërguar në mbajtje.
“Sektori Qendror i Hetimeve pas një pune operative hetimore ka identifikuar viktimën femër kosovare (e mitur), e cila ka qene e raportuar e zhdukur. Me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit është gjetur një armë, 5 fishekë, dhe 1 gëzhojë fisheku. Lidhur me rastin në Vushtrri janë arrestuar edhe dy të dyshuarit tjerë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprat penale të lartcekura. Me vendim të prokurorit, tre dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
-
Tre të arrestuar në Prizren, dyshohet se trafikuan të miturën që ishte raportuar e zhdukur
-
Arrestohet e dyshuara për rrëmbim të një fëmije, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
-
Raportohen të zhdukura tri vajza, prej tyre dy të mitura
-
Pesë të arrestuar për rrëmbimin dhe keqtrajtimin e një personi në Prishtinë
-
Operacioni anti-drogë çon në arrestimin e 4 personave, një për krime kibernetike