Një vajzë e mitur e cila ishte raportuar e zhdukur në Lipjan, është gjetur. Siç njofton Policia, ajo ishte marrë nga një i dyshuar i cili gjithashtu raportohet të jetë i mitur.
Policia në raportin e saj 24 orësh thotë se e mitura është gjetur në banesën e të dyshuarit, ndërkaq me urdhër të prokurorit ai dhe viktima janë dërguar në stacionin policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 24 orë dhe është dërguar në mbajtje. Ai dyshohet edhe për dhunim të viktimës.
Një tjetër dhunim është raportuar se ka ndodhur në Prishtinë më 15 shkurt.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.