Një vajzë e mitur, e raportuar si e zhdukur më 8 shkurt nga familjarët e saj, është gjetur të shtunën nga Policia.
Ajo është gjetur me një person, i cili është arrestuar nën dyshimin për dhunim.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse viktima është dërguar në strehimore pasi ka refuzuar të kthehet te familja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh.
Para tri ditësh, PK-ja ka njoftuar se më 8 shkurt, një person ka raportuar se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Raportohet e zhdukur një e mitur në Prishtinë
-
Arrestohet i dyshuari për sulm seksual ndaj një të miture në Prishtinë
-
Gjendet 15-vjeçarja e raportuar si e zhdukur dy ditë më parë, një person në pranga
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Dyshohet se dhunoi të miturën muajin e kaluar, arrestohet