Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet një i vdekur në Shtëpinë e Pleqve në Pejë

Një banor i Shtëpisë së Pleqve në fshatin Zahaq të Pejës është gjetur pa shenja jete të mërkurën.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për KOHËN se rreth orës 11:40 policia është njoftuar se në Shtëpinë e Pleqve është gjetur një person pa shenja jete.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas tij, viktima është e gjinisë mashkullore, i moshës rreth 61 vjeç. 

“Sot rreth orës 11:40 Policia e Kosovës është njoftuar se në shtëpinë e pleqve në fshatin Zahaq të Pejës, është një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Me urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë Gashi.