Një granatë dore është gjetur të mërkurën në afërsi të Postës në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Shaqir Bytyqi, ka njoftuar se lidhur me këtë rast, është arrestuar një person i dyshuar.
“Rreth orës 15:35 kemi marrë informatën nga qendra komunikuese se një i dyshuar 22-vjeçar ndodhet në një restorant në qendër në Prizren dhe në xhepin e xhaketës mban një mjet të dyshuar, që dyshohet të jetë granat dore. Patrulla policore menjëherë iu ka përgjigjur rastit dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe mjetin e dyshuar ta sigurojë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore të cilët i kanë ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme”, ka thënë ai për KOHËN.
Sipas Bytyqit, deri tani nuk dihen motivet e rastit, i cili po hetohet nga Policia.
Për këtë rast është informuar edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.
-
Gjenden edhe dy granata të tjera në Prizren
-
Pronarja e shtëpisë gjen dy granata dore gjatë pastrimit të bodrumit në Prishtinë
-
Hidhet granatë në një lokal në Fushë-Kosovë
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog
-
Arrestohen dy persona, dyshohen se hodhën granatë dore në oborrin e një shtëpie në Vushtrri