Në deponinë e mbeturinave të Llashticë të Gjilanit është hasur një granatahedhës me predhë.
Policia ka dalë në vendngjarje dhe ka tërhequr mjetin e dyshuar në mënyrë të sigurt, ndërkohë që po vazhdon hetimin.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime me ekskavator në deponinë e mbeturinave, ka hasur në një granata-hedhës me predhë brenda saj. Njësia e PK-së për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve të dyshuara në mënyrë të sigurt. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden mjete të dyshimta gjatë punimeve në Gjilan, dyshohen të kenë mbetur nga lufta
-
Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit
-
Dy granata dore gjenden në Mitrovicë dhe Istog
-
Haset një granatë në një arë në Plemetin
-
Dikush gjen mjete të pashpërthyera në depon e një lokali