Në fshatin Izvor të Novobërdës është gjetur municion i mbetur aty nga lufta e fundit në Kosovë.
Sipas Policisë, një grua e ka gjetur një sasi të fishekëve në pyllin ku po i kullonte bagëtitë.
“Është raportuar se dëshmitarja femër kosovare, derisa kishte qenë duke i kullotur bagëtitë në pyll kishte hasur në një sasi të fishekëve. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërheqë 233 copë fishekë të vjetër të vendosur në shirit të cilët dyshohet se kanë mbete nga lufta e fundit në Kosovë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me autorizim të tij përpilohet shënim zyrtar në nivel stacioni”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden armë e municion në dy objekte të pabanuara në Zubin-Potok
-
Konfiskohet municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në Zubin-Potok
-
Policia gjen sërish armë e municion në një shtëpi në veri
-
Informacionet e qytetarëve çojnë në sekuestrimin e armëve në veri
-
Sekuestrohen armë, municion e uniforma ushtarake në dy lokacione në veri