Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

Një burrë është gjetur i vdekur në një fushë në fshatin Pidiq të Gjilani.

Në vendin e ngjarjes sipas Policisë kanë dalë ekipet policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.