Një person është gjetur i vdekur gjatë paradites të së dielës në Gjilan.
Policia ka njoftuar të hënën se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes së viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.