Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet në rrugë pa shenja jetë një burrë në Gjilan

Policia ka bërë të ditur se një burrë në Gjilan është gjetur pa shenja jete në rrugë.

Sipas njoftimit, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, derisa Policia po e heton rastin si të dyshimtë.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.