Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij në rrugën “Dardania”, në Fushë-Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe mjeku i cili e ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet.