Kronikë

Gjendet i vdekur një person në fshatin Kabash të Prizrenit

Shiriti i policise

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur pa shenja jete një person në vilën e tij në fshatin Kabash të Prizrenit në orët e para të së hënës. 

52-vjeçari është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij. 

“Me datën 25.08.2025  rreth orës 00:50, policia ka pranuar informacion nga familjarët se një person (F.R.) mashkull, rreth 52 vjeç, nga fshati Korishë i Prizrenit, është gjetur pa shenja jete në vilën pushimore familjare në fshatin Kabash të Prizrenit. Njësitë policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme, duke mbledhur prova dhe dëshmi lidhur me rastin. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML). Policia ka iniciuar rastin si “Hetim i vdekjes”, dhe po vazhdon me procedurat hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.,