Një i mitur është gjetur i vdekur të dielën në kanalin e “Ibër-Lepencit”, në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, njoftoi për KOHËN se rasti është raportuar në orën 17:50, derisa ekipi mjekësor e ka konfirmuar vdekjen e të miturit në vendin e ngjarjes.
Sipas Policisë, dyshohet se viktima kishte hyrë në kanal për t'u larë.
“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’ në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete në ujë një (i mitur) Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka thënë Zahiti.
-
Gjendet e vdekur një 59-vjeçare në kanalin e Ibër-Lepencit
-
Gjendet i vdekur një i mitur në Reqan të Prizrenit, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”
-
Disa zona të Mitrovicës pa ujë sot, shkak niveli i ujit në kanalin e “Ibër-Lepencit”
-
Uji i Ibër-Lepencit i papijshëm
-
Vazhdojnë kërkimet për 4-vjeçarin që dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit