Të martën në mbrëmje Policia e Kosovës e ka gjetur të vdekur personin që po e kërkonte fillimisht si të dyshuar për vjedhje të rëndë.
Në Polici më 26 tetor ishte raportuar se në Vitomiricë të Pejës ka ndodhur vjedhja, por më pas u kuptua se një djalë ia kishte vjedhur babait të tij, që është zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës, armën zyrtare e ishte zhdukur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia ka nisur kërkimin për djalin dhe tri ditë më vonë, sonte, e ka gjetur trupin e pajetë të tij.
“Nё vendin e ngjarjes kanё dal Prokurori i shtetit gjithashtu edhe ekipi mjekёsor tё cilёt e kanё konstatuar vdekjen e viktimës, trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekësisë ligjore nё Prishtinё pёr Obduksion, ndёrsa rasti cilёsohet ‘Hetim i vdekjes’”, njoftoi PK-ja.