Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona të dyshuar, shtetas të huaj janë arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit në Gjakovë pasi gjatë kontrollit të veturës me të cilën po udhëtonin, janë gjetur dhe konfiskuar disa pako me medikamente pa dokumente përkatëse.
“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, një i dyshuar (drejtuesi i mjetit) dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është iniciuar si “Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore”.
Artikuj të ngjashëm
-
Dyshohet për kontrabandë me migrantë në Gjilan, gjenden gjashtë shtetas të huaj në një kamion
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Arrestohet një person në Jarinje, iu gjet marihuanë gjatë kontrollit në kufi
-
Në Gjakovë arrestohen katër të dyshuar për shitblerje të narkotikëve
-
Tre të arrestuar në Gjakovë pasi penguan policët në kryerjen e detyrës