Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar për një operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandën e migranëtve dhe mashtrimin me dokumente, falë koordinimit të Europol. Grupi vepronte në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera të Bashkimit Evropian.
Europol koordinoi hetimin, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe siguroi mbështetje analitike dhe kriminalistike. Europol financoi gjithashtu vendosjen e oficerëve nga Policia e Shtetit shqiptar, të cilët morën pjesë në ditën e aksionit në Spanjë. Në kuadër të operacionit për goditjen kundër kontrabandistëve që veprojnë jashtë shtetit, në Spanjë janë arrestuar 46 shtetas. Rrjetet kriminale lehtësuan hyrjen e paligjshme të më shumë se 400 shtetasve nga Ballkani Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Hetimi është drejtuar nga Policia Kombëtare spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit dhe imigracionit në Austri, Francë, Itali, Slloveni, Kosovë, Portugali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Europol, me oficerë të udhëzuar për të çmontuar një grup të organizuar të krimit të përfshirë në kontrabandën e migrantëve dhe mashtrimin me dokumentet”, thuhet në njoftim.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës material dokumente të falsifikuara, dokumentacion financiar, regjistrime të veprimtarive të paligjshme, pajisje elektronike, para dhe droga të ndryshme (kanabis, kokainë dhe droga sintetike).
Që nga viti 2019, hetimi ka ekzaminuar përdorimin në rritje të llojeve specifike të dokumenteve të falsifikuara nga emigrantët e Ballkanit Perëndimor.
e mëparshme të hetimit çuan në çmontimin e një grupi kriminal të identifikuar në ishullin Saint Maarten të Karaibeve, që kontrabandonte emigrantë nga Ballkani Perëndimor, me dokumente të falsifikuara në Shtetet e Bashkuara.
që udhëtonin në Kosovë dhe Shqipëri për të shpërndarë dokumentet e falsifikuara u arrestuan gjithashtu në dhjetor 2020.
Edhe
Goditen bandat shqiptare të drogës në Evropë, 45 të arrestuar
Katër baza shtypi për dokumente të falsifikuara në Kosovë u çmontuan në mars 2021.
Deri më tani, hetimi ka çuar në 50 arrestime, më shumë se 400 migrantë të identifikuar në aeroporte dhe 1.000 dokumente false të sekuestruara.
Hetimi synoi një rrjet kriminal të bazuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, i cili menaxhoi fluturimet dhe pritjen e migrantëve në ato vende.
-
Arrestohen 18 persona në aksionin nga 10 shtete, përfshihet edhe Kosova
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i
-
Europol: Bisedat e koduara ekspozuan perandorinë kriminale 80 milionë euroshe në Kosovë
-
Kontrabanduan shtetas të huaj për 100-300 euro, aktakuzë ndaj 4 personave