Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar se gjatë vitit 2024 ka trajtuar 22 raste të njohura si “Eskorta” e në kuadër të kësaj ka dëbuar 26 shtetase të huaja nga Kosova ndërsa 24 meshkujve, shtetas të Kosovës, u janë shqiptuar dënime me të holla.
Hetimet në operacionin “Eskorta” janë drejtuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNj). Hetuesit, sipas njoftimit, kanë monitoruar faqe të internetit, rrjete sociale e kanë kryer mbledhje të fakteve e provave nga tereni.
Gjatë vitit, lidhur me këtë dukuri, nën dyshimin për përfshirje në veprimtarinë “Marrje me prostitucion”, policia ka trajtuar 22 raste.
“Gjatë trajtimit të këtyre rasteve, hetuesit policorë kanë identifikuar 50 persona të dyshuar (26 femra dhe 24 meshkuj). Kurse, sa i përket shtetësisë, personat e dyshuar të përfshirë në këtë veprimtari janë: 12 femra shtetase të Kolumbisë, 10 femra shtetase të Venezuelës, 2 femra shtetase të Perusë, 1 femër shtetase e Turqisë, 1 femër shtetase e Ukrainës dhe 24 meshkuj shtetas kosovarë”, thuhet në njoftim.
Rastet janë referuar në Gjykatën Themelore, ku shtetaset e huaja përveç dëbimit, u është shqiptuar edhe ndalesa e hyrjes në Kosovë për tri vjet.
“Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mbetet e përkushtuar të vazhdojë, të hetojë e të merr masa parandaluese ndaj kësaj dukurie dhe rasteve tjera kundër ligjore”, vijon njoftimit.
-
Aksioni për trafikim: 15 të arrestuar, mbyllen 10 qendra masazhi e nëntë lokale të muzikës live
-
Plani “Pranvera 2025”, u iniciuan 11 raste për braktisje të fëmijës dhe 7 për prostitucion
-
Arrestohen pesë gra dhe një burrë pasi dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë
-
Policia identifikon 10 raste të marrjes me prostitucion, arreston 21 persona
-
Pesë të arrestuar për trafikim të drogës, aksioni mbështetet nga Europol-i