Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se kanë mbyllur një burrë në një lokal dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.
Ata dyshohen për veprën penale “privim i kundërligjshëm nga liria”.
Ai dyshohet se është mbajtur i mbyllur vikendin e kaluar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ndaj tij ishte kryer vepra e lartcekur nga dy të dyshuar të panjohur, ku dyshohet se të njëjtin e kishin mbajtur në një lokal dhe kishin ushtruar dhunë fizike ndaj tij”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Viktima thuhet se kishte pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti kishte pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
-
Arrestohen dy persona në Gjilan, u përleshën fizikisht me mjete të forta pune
-
Arrestohen dy persona në Gjilan të dyshuar për dhunim
-
Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për dhunim
-
Plagosen dy persona në një lokal në Prishtinë, arrestohet i dyshuari
-
Dy raste të dhunimit në Gjilan dhe Vushtrri, tre persona në mbajtje