Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E arrestuara në aeroportin e Prishtinës i kishte vjedhur një personi 1.800 euro

E arrestuara e djeshme në aeroportin ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë kishte kryer një vjedhje prej 1.800 eurove.

Ajo u arrestua me të zbritur nga aeroplani i linjës Gjermani – Kosovë.

‘’Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër me shtetësi gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1.800 euro nga viktima mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje’’, thuhet në njoftimin e Policisë.