Policia e Kosovës ka ndaluar të premten në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” një shtetas të Suedisë, nën dyshimin se ka vjedhur në një dyqan që ndodhet në hapësirat e aeroportit.
Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar.
“Në lidhje me rastin më 11.11.2022 është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, pasi që muaj më parë në një dyqan që gjendet në hapësirat e aeroportit kishte kryer një vjedhje. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për disa vjedhje, u zu në aeroport duke ikur nga vendi
-
Kosovari falsifikoi vizën, arrestohet në Aeroportin e Prishtinës
-
Arrestime në Aeroport për armëmbajtje pa leje e falsifikim dokumentesh
-
E dyshuara që vodhi dy çanta në Vjenë, arrestohet në Kosovë
-
Suspendohet polici pasi nuk i dorëzoi 105 eurot e gjetura, i la në kuti bamirësie