Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy zyrtarë komunalë të Obiliqit dyshohen se u përfshinë në një mashtrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Obiliq, nën dyshimin për legalizim të përmbajtjes së rreme, falsifikim të dokumentit dhe mashtrim, derisa në rast janë të përfshirë edhe dy zyrtarë komunalë.

Sipas njoftimit të enjten, i dyshuari i parë R.H., është dërguar në mbajtje, derisa dy zyrtarët komunalë, A.B., dhe N.K.SH., janë liruar në procedura të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (NjRHKEK) – Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë trajtuar një rast ku të përfshirë kanë qenë zyrtarë nga Komuna e Obiliqit dhe një qytetar. Dy të dyshuarit: A. B. dhe N.K.Sh. (zyrtarë komunal), dyshohet se janë përfshirë në veprën penale: ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’. Kurse, i dyshuari R.H., dyshohet se ka kryer veprat penale: ‘legalizim i përmbajtjes së rreme’ , ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’. Rasti është trajtuar nën dyshimin se një pronë është tjetërsuar në mënyrë të kundërligjshme”, thuhet në njoftim.