Dy vajza janë raportuar të zhdukura në Prishtinë.
Njëra raportohet se ka dalë nga shtëpia më 25 tetor dhe nuk është kthyer më, e tjetra më 30 tetor.
“Rr. Caraleva, Prishtinë 25.10.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar me 02.11.2023 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e PK-së për rastin e parë.
E, për rastin e dytë është raportuar në rrugën “Shaip Kamberi”, Prishtinë, ku “ankuesi mashkull kosovar me 02.11.2023 ka raportuar se me datën e cekur vajza e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”.