Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy të mitur vjedhin në një xhami në Suharekë

Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës i ka arrestuar dy persona në Suharekë, nën dyshimin se kanë vjedhur një makinë për prerjen e barit.

Rasti ka ndodhur të hënën në fshatin Gjinoc, e ndaj të miturve, njëri me inicialet M.A., i lindur në vitin 2007 dhe tjetri L.SH., 2007, është iniciuar vepra penale “vjedhje e rëndë”.

Autoritetet policore kanë njoftuar se të miturit janë iniciuar në prani të avokatit dhe të punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale (QPS), e pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar se makina e vjedhur është sekuestruar.