Dy djem të mitur janë raportuar të zhdukur në fshatin Kopernicë të Kamenicës.
Rasti është raportuar të premten rreth orës 18:00.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy viktimat meshkuj kosovarë, të mitur djali i tij së bashku me një familjar të tyre, janë larguar nga shtëpia dhe nuk di për vend ndodhjen e tyre”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Rasti thuhet se është nën hetime.