Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete të martën në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites në rrugën “Zhujë Selmani”.
Sipas Rugovës, të lënduarit ishin në motoçikletë dhe janë dërguar në emergjencën e Spitalit të Pejës.
“Sot rreth orës 17:30, Policia është i formuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Zhujë Selmani’ në Pejë, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona të cilët ndodheshin në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit me autoambulancë janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejë”, ka thënë ai.