Një i mitur ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur të martën mes një motoçiklete dhe një veture në Pejë.
Policia ka njoftuar se i mituri, që po voziste motoçikletën, është dërguar për trajtim mjekësor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Bill Klinton” në këtë komunë.
“Sot rreth orës 12:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara një veturë dhe një motoçikletë, si pasojë e aksidentit motoçiklisti (i mitur) ka pësuar lëndime trupore i njëjti është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor, ndërsa me rastin janë duke u marrë njësia e trafikut”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.