Hetuesit policorë në Mitrovicë kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në katër raste të ndryshme të veprave panele, ‘vjedhje të rënda’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor ‘Jugu’ në Mitrovicë.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 18 shtator në dy lokacione të ndryshme në Mitrovicë, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: F. H., 17 vjeç, dhe N. A. 40 vjeç, shtetas të Republikës së Kosovës.
Dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve, ku kanë pranuar se kanë kryer veprat penale të vjedhjeve.
Në cilësi të provave materiale nga të dyshuarit janë sekuestruar, një (telefon mobil dhe një tablet) të cilat pas procedurave verifikuese u janë kthyer pronarëve.
Pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit të dyshuarit F. H., i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar për në procedim të rregullt.
-
Dy të arrestuar në Mitrovicë për pesë raste “vjedhjesh të rënda”
-
Kapen dy hajdutët e rinj që kryen tetë vjedhje të rënda në Mitrovicë
-
Arrestohen dy të rinj për disa vjedhje të rënda në Drenas
-
Në Mitrovicë arrestohet një i mitur, dyshohet për vjedhje e hyrje në sistemet kompjuterike
-
Dy të arrestuar në veri, pranuan se vodhën çanta