Hetuesit policorë në kuadër të stacionit ‘Jugu’ në Mitrovicë, në vazhdën e hetimeve për zbardhjen e veprave penale, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë dy persona të dyshuar për përfshirje në pesë (5) raste të ndryshme të veprave penale, ‘vjedhje të rënda’, raste këto të raportuara muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor Jugu në Mitrovicë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Hetuesit policorë pas një pune intensive, kane arritur të bëjnë grumbullimin dhe verifikimin e informatave, dhe mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, me datën 27 dhjetor 2018, janë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit: E.B., 21 vjeçar dhe B.P., 21 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se pas procedurave intervistuese, nga ana e prokurorit kujdestar të dyshuarve E.B., 21 vjeçar dhe B.P., 21 vjeçar, ju është caktuar masa e ndalimit policor.
-
Policia identifikon dy të moshuar në Mitrovicë për vjedhje të ndryshme
-
Dy të arrestuar për vjedhje në Mitrovicë
-
Kapen dy hajdutët e rinj që kryen tetë vjedhje të rënda në Mitrovicë
-
Arrestohen dy persona të dyshuar për disa vjedhje në Prishtinë
-
Arrestohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, i dyshuar për “vjedhje të rënda”